U zhilluan ndeshjet e javës së 31-të të Ligës së Parë të Futbollit. Shkëndija e Tetovës kthehet me tri pikë të arta nga Shkupi. Fiton edhe Struga që e bën “betejën” për titull mjaft interesant dhe atraktiv.
Në gjashtë ndeshjet u shënuan këto rezultate:
FC SHKUPI – SHKËNDIJA 0:2
STRUGA TL – GOSTIVARI 1:0
VARDARI – MAK. GJ.P 1:0
VOSKA – SILEKSI 2:1
AP BRERA – BREGALNICA 1:1
RABOTNIÇKI – TIKVESHI 3:1
Teksa kanë mbetur edhe dy xhiro në fund të kampionatit, sytë e futbolldashësve, më 12 maj, do të drejtohen në Tetovë, ku në “betejën” për titull do të përballen dy pretendentët – Shkëndija dhe Struga Trim Lum që kanë të tubuar nga 61 pikë. Në vendin e tretë renditet Shkupi me 58 pikë. /tvklan.mk