Raci në Rubikon në Klan M: Vlen është e afërt me VMRO dhe do ta përkrah Gordana Siljanovskën

Analisti politik dhe i rregullt i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Gazmir Raci, ka bërë një deklaratë të rëndësishme lidhur me të ardhmen politike të Maqedonisë së Veriut. Sipas sondazheve të fundit, VMRO-DPMNE pritet të marrë një qeverisje absolute, duke përfshirë edhe presidencën dhe shumicën parlamentare.

Gjithashtu, Raci ka paralajmëruar se VLEN-i duke parë afërsinë e madhe që e kanë me VMRO-në, e cila mund të konfirmojë një marrëveshje, do të thotë se VLEN do të mbështesë kandidatët e VMRO-DPMNE-së në terren, duke shtuar në avantazhin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

“Në bazë të sondazheve po shihet që Maqedonia e Veriut pos shkon drejt qeverisjes absolute të një partie në këtë rast të VMRO-DPMNE-së, siç po duket ajo do të marrë edhe presidencën edhe shumicën e qeverisë.
Para 50 minutave e pashë një deklaratë të Frontit Europian ku kanë vendosur të mos rreshtohen me asnjë kandidat, dhe në këtë gjasë ka munësi që kandidatja e tyre të dali fituese e zgjedhjeve presidenciale.
VLEN-i së shpeji do të dali me konstatim e tyre dhe duket se kanë një afërdi me VMRO-në, dhe ata do të mbështesin në terren kandidatet e VMRO-së”, tha Raci./tvklan.mk.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share