I ftuar në eisionin Pressing në Klan Maqedonia lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka shprehur bindjen se shqiptarët dëshirojnë ndryshim dhe janë të gatshëm të luftojnë kundër lokalizmit politik. Sipas Selës, humbjet e Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu në Çair, si dhe humbja e menaxhimit të Zhelinës nga Besa, janë shenja që shqiptarët refuzojnë partitë e bazuar në lagje dhe qytete të vogla dhe kërkojnë organizime politike që përfaqësojnë një spektër më të gjerë, nga Likova deri në Strugë.
Sela thekson se kjo është një mesazh i qartë i dërguar përmes votës, dhe parashikon se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin një valë të re entuziazmi dhe pjesëmarrje më të lartë nga votuesit. Ai sugjeron se kjo do të çojë në fitore më të thella për Frontin Europian dhe vëren një ndryshim në sjelljen e VLEN-it, i cili ka braktisur përdorimin e figurave politike si Kurti dhe tani po përqafon Mickoskin.
“Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu humbën në Çair, gjithashtu edhe në Zhelinë që është e menaxhuar nga Besa, humbi VLEN-i, shqiptarët me këtë dhanë një mesazh shumë të mirë, se nuk duan parti lagjesh, e mëhallash, nuk duan parti qytetesh, dua organizime politike që frymojnë nga Likova deri në Strugë. Dhe ajo që është plagë për ne pra lokalizimi janë të gatshëm ta luftojnë dhe këtë e shprehën me votë, dhe ky ishte në mesazh shumë i mirë. Unë mendoj se në këto zgjedhje do të ketë një eufori më të madhe, do të dalin më shumë votues. Me këtë nënkuptohet se Fronti Europian do ta thellojë më tepër fitoren. Këtë e tregon dhe sjellja e VLEN-it që e lanë përdorimin e Kurtit, dhe tani po përdorin Mickoskin”, tha Sela./tvklan.mk/