LFK Tetovë: Fitore e madhe Vëllazërimit

Vëllazërimi nga Sllatina ka fituar një ndeshje të vështirë si mysafir me Skënderbeun e Porojit duke u arratisur kështu në kreun e tabelës dhe thuajse ka siguruar titullin kampion në Ligën Komunale.
Një gol në pjesë e parë nga Flamur Memishi hapi ndeshjen por vendasit barazuan menjëherë në fillim të pjesës së dytë.
Vëllazërimit i solli fitoren Blerim Imeri në minutat shtesë me një supergol.
Ndeshja ishte shumë korrekte dhe thuajse e barabartë e dy skuadrave me shumë përvojë .

Trenerët Sejdi Idrizi dhe Zemri Idrizi kanë bërë një punë të shkëlqyer në.këtë sezon .Klubi Vëllazërimi u rikthye pas një pauze të hjatë por ara janë patur gjithnjë një skuadër të fortë që kanë luajtur në rang më të lartë .

Kjo fitore e sotme kundër Skënderbeut i dedikohet Dashmir Bearit i ndarë nga jeta pak ditë më parë .Ai ishte një njeri që sportit dhe në veçanti futbollit i ka dhënë shumë vlera duke qenë edhe seleksionues i Maqedonisë së Veriut për grupmoshat.

Në këtë ndeshje Vëllazërimi luajti pa lojtarin kryesorë Bajram Memedi, sulmues i lënduar në ndeshjen ndaj Renovës një javë më parë dhe sipas gjithë.gjasave ai ka mbyllur sezonin.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share