Zgjedhjet Parlamentare/ Kasami në Tetovë shpërndan programin e koalicionit VLEN

Bartësi i Koalicionit VLEN në njësisë zgjedhore 6, Bilall Kasami, së bashku aktivistë të këtij koalicioni marshuam në qytetin e Tetovës për të biseduar me qytetarët dhe për t`i informuar me programin e koalicionit VLEN.

Bartësi i listës së kandidatëve të koalicionit VLEN në NJ.ZGJ. 6, Bilall Kasami dhe aktivistët e tjerë ndanë programin e koalicionit VLEN, duke informuar çdo qytetar veças për pikat e programit dhe  synimet e VLEN për zhvillim ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit, si dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe shërbimeve shëndetësore etj.

Marshi i sotëm, sic thonë nga koalicioni VLEN, është në vazhdën e aktiviteteve, për të takuar çdo qytetar, për të biseduar me ta dhe për ti informuar për synimet e koalicionit VLEN. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share