ZGJEDHJET 2024
Oponentët politik të mos kultivojnë iluzione se LSDM-ja do të heq dorë nga “beteja” për zgjedhjet parlamentare dhe rrethin e dytë të presidencialeve – tha gjatë tubimit parazgjedhor në Komunën Qendër të Shkupit, lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, duke përsëritur vendosmërinë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Por, Kovaçevski kishte edhe një mesazh për Frontin Evropian. Duket se nuk i ka pëlqyer ikonografia gjatë tubimeve parazgjedhore të këtij koalicioni.
“Dua t`i dërgoj një mesazh Frontit Evropian. Nuk bëhet fronti evropian pa asnjë Flamur të BE-së dhe me thirrje nga një kohë anakronike para 23 viteve. Evropa është e ardhmja kurse thirrjet I takojnë së kaluarën. Këto shkëndija që këtyre ditëve I shohim midis VMRO-së dhe BDI-së, mund që të nxisin tensione që i mbuluam në të kaluarën”– tha Kovaçevski.
Ndryshe, eksponentë të lartë të LSDM-së, përmes press-konferencave para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë përkujtuar 7-vjetorin e ngjarjeve të përgjakshme dhe janë zotuar se nuk do të lejojnë të përsëriten skena të tilla.
“Nuk hoqëm dorë më 27 Prill dhe nuk do të heqim dorë më 8 maj” – ka qenë zotimi i LSDM-së. /tvklan.mk/