Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në televizionin Klan Macedonia, analistët debatuan për situatën pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe flirtin e VMRO-DPMNE-së me opozitën shqiptare.
Gazetari Abedin Ismaili tha se Opozita shqiptare nuk ka pasur mbështetje nga Vetëvendosja ashtu siç po thuhet dhe se shkronja V në logon e VLEN-it u bë për t’I dhënë kuptim fjalës “vlen” e jo si sinifikues për Vetëvendosjen në Maqedoni.
“Shkronja V tek logo e VLEN u bë për t’i dhënë kuptim fjalës “vlen” nuk është Vetëvendosje. Opozita nuk ka pas përkrahje nga Vetëvendosja. Glauk Konjufca ka ardh në Shkup me pi çaj të dajtë në Carshi. Në zgjedhjet e 2019-tës kur kandidat ishte Blerim Reka, Albin Kurti ka bërë mbështetje pubike, Glauku në vitin 2020 thonte se pesë gishta i ka dora, votoni numri 5, kjo është mbështetje…”, tha Ismaili.
Ai u kundërshtua nga analisti Lirim Mehmetaj i cili tha se Kurti është përfshirë direkt në zgjedhjet në Maqedoni, pasi dhe në takim me disporën shqiptarë, Bekim Qoku ka lexuar letrën e Kurtit para të pranishmëve. /TvKlan.mk