Deri të mërkurën në ora 19.00 në fuqi është heshtja zgjedhore, për zgjedhjet e nesërme presidenciale të shtatat me radhë që nga pavarësimi i vendit.
Për shkak të zgjedhjeve të dyfishta, gjatë heshtjes për presidencialet vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Të martën votojnë të sëmurët dhe të burgosurit nëpër burgje, personat në paraburgim, në azilet e pleqve si dhe diaspora.
Nëpërë përfaqësite diplomatiko konsulare të martën nga 07.00 deri 19.00, sipas kohës lokale, janë pranuar për të votuar 2.571 shtetas të RMV-së që jetojnë jashtë vendit. Të tjerët, të drejtën e votës mund ta realizojnë në vendvotimet në vend konform adresës në dokumentet personale.
Të drejtë vote, në zgjedhjet e shtata parlamentare kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në ora 07.00 dhe mbyllen në 19.00. Votohet në 3.480 vendvotime gjithandej vendit. /tvklan.mk/