Protestat kundër luftës në Gaza kanë përfshirë një pjesë të madhe të universiteteve amerikane nga Kolumbia te Yale.
Policia arrestoi më shumë se 45 protestues në demonstratat pro-palestineze në Universitetin Yale në Konektikat dhe Universitetin e Nju Jorkut në Manhattan, pasi demostruesit u përleshën me forcat e sigurisë.
Demostratat erdhën pasi Universiteti i Kolumbias anuloi orët e mësimit personal në përgjigje të protestuesve që ngritën tenda në kampusin e tij në New York City javën e kaluar. Protestuesit bllokuan trafikun rreth kampusit të Yale në New Haven, Connecticut, duke kërkuar që shkolla të mos bëhet palë me qeverinë për prodhimin e armëve ushtarake.
Në Nju Jork, forcat policore u vendosën në disa zona, pasi qindra demonstrues për orë të tëra kishin sfiduar paralajmërimet e universitetit se do të përballeshin me pasoja nëse nuk do të lironin sheshet ku ishin mbledhur. Policia ka ndërhyrë duke rrëzuar tendat në kampin e protestuesve.
Ndërsa demonstruesit u përleshën me oficerët dhe brohorisnin, “Ne nuk do të ndalemi, nuk do të pushojmë”, “Ndaloni luftën në Gaza”. Protestat në Yale, Kolumbia, NYU dhe kampuset e tjera universitare anembanë vendit filluan si përgjigje ndaj përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, ku kanë mbetur viktima shumë civilë. Ndërkohë, disa studentë hebrenj thonë se shumë nga kritikat ndaj Izraelit janë kthyer në antisemitizëm dhe i kanë bërë ata të ndihen të pasigurt.
Policia arrestoi më shumë se 100 studentë nga Universiteti Kolumbia me akuzën për shkelje të ligjit. Kongresmenja demokrate Kathy Manning, e cila vizitoi këtë universitet teksa mbaheshin protestat u shpreh se kishte parë protestues atje që bënin thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Në SHBA, studentët nga të dyja palët thonë se ka pasur një rritje të incidenteve antisemitike dhe islamofobike.
Presidenti Joe Biden dënoi “protestat anti-Semite dhe u shpreh se qeveria ka vendosur fondet e nevojshme për të mbrojtur komunitetin hebre.
Ndërkaq avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar Rripin e Gazës gjatë natës, duke përfshirë kampin e refugjatëve Nuseirat dhe lindjen e Khan Younis. Një sulm ajror izraelit në Rafah, streha e fundit për palestinezët goditi disa kampe, por pa lëndime.
Klan News