E rrallë! Kapet peshku 13 kg në Pogradec

Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arritur të kapë një peshk koran më shumë se 13 kg në ujrat e liqenit.

Gazetarja Daniela Zisi mëson se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari. 45-vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen, por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në liqen.

Edhe pse e rrallë si kapje, peshkatari e ka shitur tashmë koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share