Kandidati për president nga koalicioni Fronti Europian, Bujar Osmani deklaroi për disa ditë qytetarët duhet të vendosin se a jemi për integrime apo jemi për izolim të vendit.
“Për disa ditë këtu do të vijnë re të zeza, për disa ditë ju do të vendosni a jemi për integrimin a jemi për izolimin. Për disa ditë do të vendosni a jeni për bashkëjetesë apo për supermaci monoetnike përjashtuese”, tha Osmani.
Ai tha se ky është një vendim që ju qytetarët duhet ta merrnin.
“Kjo nuk është vetëm një zgjedhje e njëhershme, por është investim për të ardhmen, është një investim kundër këtij nacionalizmi hakmarrës e cila për disa ditë mund të instalohet në vendin tonë”, tha Osmani.
Ai tha se VMRO-DPMNE e cila kërkon 61 deputetë mundohet të na prishin me botën.