Reali hakmerret, e shkelmon Cityn nga Liga e Kampionëve

Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Manchester Cityn, pas ekzekutimit të penaltive.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Rodrygos, në minutën e 12’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë vendasit u kthyen në lojë me anë të Kevin de Bruynes, në minutën e 76’.

Kështu koha e rregullt përfundoi me rezultat të përgjithshëm 4-4 nga dy sfidat.

Ndeshja më pas shkoi në vazhdime por nuk prodhoi gola. U deshën penaltitë që të vendosej fituesi, ku më të saktë ishin madrilienët.

Katër herë ishin të saktë lojtarët e Realit kundrejt atyre të Cityt që ishin tre.

Penaltinë vendimtare e realizoi Antonio Rudiger.

Real Madridi në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Bayern Munich, për një vend në finale. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share