Ish-deputeti i VV-së, Humolli: Amerikanët kanë pasur pritje tjera për Kurtin, mirëpo ai e ka mashtru popullin!

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili tani vepron si deputet i pavarur e ka quajtur mashtrues kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij. Albin Kurti e ka mashtruar popullin.

Deputeti Humolli tha se amerikanët nuk përkrahin “mashtrues”. Po ashtu sipas tij, amerikanët kanë pasur pritje të tjera prej Kurtit.

“Albin Kurti e ka mashtru popullin, e ka mashtru votuesin. Amerikanët nuk munden me qenë me mashtrues. A u konë veç një ndërmjetës, pastaj bënin të gjitha. Sepse besuan që Albini ka me respektu popullin e vet, ky kur nuk e respektoj i vendosi në pozitë të keqe”, ka thënë Humolli në T7.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share