RMV sponsor i rezolutës për Srebrenicën/ Osmani: I bëj thirrje Serbisë ta votojë Rezolutën!

Maqedonia e Veriut është bashkësponsor me Gjermaninë, SHBA-të dhe vende tjera të Rezolutës së OKB-së, për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare për kujtuar gjenocidin në Srebrenicë më 1995. Sipas Ministrit të Jashtëm, Bujar osmani, Rezoluta do të prezantohet më 17 prill para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kurse do të votohet me 2 maj të këtij viti.

Osmani tha se kjo çështje nuk do të ndikojë në raportet Shkup – Beograd.

“Mendoj se veçanërisht për Serbinë është me rëndësi ta votojë këtë Rezolutë me qëllim që faktet të njohen dhe të promovohen për shkak se të gjitha vendimet e gjykatave ndërkombëtare tregojnë se në Sreebrenicë ka ndodh gjenocidi. Derisa mohohet dhe nuk pranohet, mundësia e përsëritjes mbetet e mundshme. Për këtë shkak, I bëj thirrje Serbisë ta votojë këtë Rezolute, kurse ftoj edhe vendet tjera anëtare të OKB-së ta votojnë. Nuk mendoj se raportet me cilin do vend mund të cënohen, për shkak se dënojmë gjenocidin dhe kërkojmë të shënohet vrasja e mbi 8.000 civilëve”, tha Bujar Osmani./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share