Zgjedhjet Presidenciale/ Pendarovski në Kumanovë, Davkova në komunat e Shkupit!

Qëndrimet e Gordana Siljanovska Davkovës lidhur me propozimin francez dhe faktit se çështjet historike nuk janë parakusht për hyrje në BE, janë në kundërshtim me narativin e VMRO-DPMNE-së, që për dy vite plasohet në opinion – tha kandidati presidencial, Stevo Pendarovski, gjatë tubimit parazgjedhor në Kumanovë.

“Me këtë deklarata kundërkandidatja rrëzoi strategjinë e përgjithshme që është ndërtuar për dy vite. Do të thotë dy vite e gjysmë, 24 orë në ditë na thonë, se duhet ta pranojmë historinë bullgare që të hyjmë në Evropë. Zonja qartazi thotë se historia nuk ëhstë parakusht për t`u bërë anëtarë të BE-së. Supozoj se e kanë kritikuar në parti, por kjo ëhstë zgjedhja e tyre, nuk e kam imponuar unë” – tha Stevo Pendarovski.

Gjatë një tubimi në Kisella Vodë të Shkupit, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova sërish i ka thënë JO idesë që Kuvendi ta zgjedh presidentin, duke pohuar se certifikatën për president e jep populli.

“Jam kundër, për shkak se ma rikujtyon socializimin, komunizmin kur partia thonte kush në cilin vend do të jetë. Qytetarët duhet ta zgjedhin presidentin, kryebashkiakët. Legjitimiteti I marrë nga qytetarët, e jo nga partia e lideri, I jep të drejtë presidentit, yë jetë vetvetja lidhur me qeverinë, Kuvendin, gjyqësorin që të përdorë bllokimet për të mos lejuar absolutizmin e pushtetit” – tha Siljanovska.

Lidhur me ndryshimet e nevojshme Kushtetuese për vazhdimin e procedit eurointegrues, Pendarovski shfaqi bindjen se në përbërjen e ardhshme parlamentare do të gjenden 80 deputetë që do t`I miratojnë ndryshimet. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share