Zgjedhjet Presidenciale/ 61 deputetët përplasje Osmani – Davkova

Fronti Europian sot ka zbarkuar në Ohër. Nga atje kanë vazhduar përplasjet midis Osmanit dhe eksponentëve të VMRO-DPMNE-së. Sipas Osmanit, e vetmja oponencë e Frontit Europian është shovinizmi që kërkon 61 deputetë.

“Kemi një parti politike që kërkon 61 deputetë, për të na përjashtuar ne nga vendimarrja. Unë sot i dhashë një porosi kundërkandidates sime, Gordana Siljanovska. Bile, ia përkujtova Kodin Penal, I cili thotë se në shtetet multietnike, të kërkoni 61 deputetë, për t`i përjashtuar shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët nga vendimarrja nuk është asgjë më pak se sa shovinizëm I plotë” – tha Bujar Osmani.

Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, zgodhi platformën X apo Tuitterin për kundërpërgjigje.

“z.Bujar Osmani, 61 deputetët nuk përjashtojnë komunitetet, për shkak se të gjitha ligjet sistematike miratohen me Badenter, por përjashton kriminelët e BDI-së, që janë të gatshëm për të shitur gjithçka për të vazhduar shantazhet, duke menduar se në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga përgjegjësia” – tha Davkova.

Gjatë tubimit në Ohër, drejtuesit e “Frontit Evropian” kanë bërë thirrje që Maqedonia e Veriut t`i miratojë ndryshimet kushtetuese kurse zgjedhjet e dyfishta janë cilësuar si referendum popullor për rrugëtimin e mëtejshëm të vendit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share