MPB me kallëzim penal, Saliu: Me vëmendje të ndiqet e gjithë situata!

RASTI FURKAN SALIU

MPB-ja ka ngritur kallëzim penal kundër gazetarit të Portal Iks, Furkan Saliu, sic thuhet, për veprën penale pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. MPB thotë se në Prokurorinë Themelore Publike, kallëzim penal për veprën e njëjtë është dorëzuar edhe për personin me iniciale N.J.

Përmes një postimi në Facebook është prononcuar edhe gazetari Furkan Saliu.

“Me shumë gjasa do të kërkohet leje për bastisje në zyrat e PortaliX dhe në shtëpinë time. Veprën nuk besoj që do ta dëshmojnë por puna e PortaliX do të pamundësohet  në një periudhë të caktuar. U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve relevante ndërkombëtare me vëmendje të plotë të ndjekin se si do të zhvillohet e gjithë situate” – shkruan Furkan Saliu në Facebook.

Gazetari Saliu, të dielën ishte arrestuar nga policia. Pasi në mbrëmje u lirua, ai për mediat deklaroi se është arrestuar pasi kishte nisur të xhirojë se si policia ka qenë duke rrahur një të ri, gjatë trazirave midis grupeve të tifozëve. Ai mohoi se ka sulmuar zyrtarët policor. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share