Nga sot linjat private të qytetit të Shkupit kanë vendosur të bojkotojnë dhe ti ndalin autobusat në ndrrimin e dytë , nga ora 12:00 deri 17:00 si shenjë proteste dhe revolte ndaj JSP dhe qytetit të Shkupit përshkak borxhit që kanë ndaj linjave private nga muaji Nentor.
”Kemi vazhdu punen pa pages duke na genjyer por kemi arrit ne nje pike ku nuk mban me ( 5 muaj borxhi : nentor , dhjetor , janar , shkurt , mars ) nuk kemi te holla as per rroga as per naft. Nese nuk leshojne para kete jave , nga java ardhshme do ndalen komplet. Nuk eshte normale per 2 dit vones rroga te JSP ndalohet puna ndërsa neve edhe pse borxhi 5 muaj na kercenojne per prishje te kontrates” – thonë të nga Linjat Private. /tvklan.mk/