Valon Syla: Komplimente për BDI-në dhe shqiptarët e Maqedonisë që gjithmonë dinë të ruajnë raporte korrekte me SHBA-të

Në debatin mbi zgjedhjet presidenciale dhe paralamentare në Maqedoninë e Veriut, gazetari Valon Syla i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në Tv Klan Macedonia, tha se BDI dhe shqiptarët e Maqedonisë meritojnë komplimente që kanë ditur të ruajnë aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për dallim nga Kosova e cila ka pasur krisje në raportet me aleatët e vendit.

“Kompliment për BDI-në dhe shqiptarët e Maqedonisë që me vite nuk kanë ditë me dal prej vijave të trasha, që Kosova i ka mbajt shumë mirë, që asnjëherë nuk kanë dalë kundër aleancave të mëdha me miqtë tanë amerikan, e jo si shumë ministra tanë janë nën masa sanksionuese nga SHBA-të, pikërisht nga ata aleatë që janë të rëndësishëm për lirinë tonë dhe pozicionin e shqiptarëve në Kosovë apo edhe në Shqipëri”, tha Syla

Syla tha se është pengesë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përzihet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sepse edhe në Shqipëri subjekti i Vëtëvedosjes kishtë mbledhur vetëm 1300 vota dhe ishin rezultate dëshpëruese.

“Kurti në Shqipëri doli me 1200-1300 vota, pra mua si gazetar më pengon që politikanë të Kosovës po përzihen në Maqedoni apo Shqipëri. Ali Ahmeti është ndër themeluesit e PDK-së me sa e di unë, edhe i UCK-së, mirëpo është tërhjek nga Kosova dhe ka vazhdu misionin e tij në Maqedoni”, deklaroi Syla. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share