Ekskluzive: Ziadin Sela merr vulat e Aleancës për Shqiptarët

Ziadin Selës i kanë takuar vulat e Aleancës për Shqiptarët.

Klan Maqedoni mëson ekskluzivisht se gjykata në Tetovë ka vendosur në favor të Selës sa i përket kontestit juridik në të cilën u fut kjo parti pas mosmarrëveshjeve mes kreut të parties, Arben Taravari dhe kryetarit të Kuvendit të atëhershëm partiak Ziadin Sela.

Kujtojmë që mosmarrëveshjet në Aleancën për Shqiptarët kulmuan pas vendimit të Arben Taravarit për tiu bashkangjitur me bllokun opozitar, vendim për të cilin u akuzua nga pjesa më e madhe e funskionarëve të parties se e ka marrë kokë në vete.

“Gjykata ka vendosur se është pranuar kërkesa jonë për regjistrimin e Ziadin Selës për Kryetar të Aleancës për Shqiptarët. Me këtë vendim janë njoftuar të gjitha palët dhe tanimë zyrtarisht, kryetar i ASH është Ziadin Sela”, thonë nga ASH./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share