Ministri plotësues i MPB-së, Mitko Bojmacaliev konfirmon se të shtunën kanë arritur 400.000 formularë për letërnjoftime.
“Këto 400.000 formularë nga e shtuna janë nga magazinat e MPB-së. Kjo është nga dërgesat që vijnë në vazhdimësi. Në kushte normale nuk asnjëherë nuk do t’i njoftoja, por në kur jemi në kohën e lajmeve të rrejshme, unë vendosa që secilën dërgesë ta njoftojë për opinionin”, tha Bojmacaliev për “Klan Maqedoni”.
Ai tha se më herët është njoftuar nga shërbimet zyrtare të MPB-së në nivel shtetëror, se ende nuk është zgjidhur problemi me përpunimin e dokumenteve personale.
“Numri i dokumenteve të papërpunuara është mbi 50.000 dhe sot do t’i dërgojë letër për takim së bashku me shërbimet udhëheqëse dhe ministrin Toshkovski, që ta tejkalojmë këtë problem”, shtoi Bojmacaliev.