Në kuadër të përgatitjeve në në Antalia të Turqisë përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, të hënë zhvillon ndeshjen e dytë miqësore. Kësaj radhe do të përballet me reprezentacionin e Malit të Zi që tanimë drejtohet nga selelskionuesi Robert Prosineçki
Maqedonia e Veriut pas ndeshjes miqësore me Moldavinë ka vazhduar përgatitjet me senaca të rregullta për ndeshjen e dytë miqësore me përfaqësuesen e Malit të Zi. Pas barazimit me Moldavinë, seleksionuesi Blagoja Milevski sot në press konferencë tha se edhe pse luajtën mirë ndeshjen e parë, ka gjëra që duhen rregulluar,.
BLLAGOJA MILEVSKI SELEKSIONUES I REPREZENTACIONIT “A”
“Nuk mund të mos jem i kënaqur me paraqitjen ndaj Moldavisë, por sigurisht që ka gjëra që duhet t’i rregullojmë nëse duam të shpresojmë për një rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme. Ka gjëra që do të analizohen pas këtyre ndeshjeve, që të shohim se ku jemi në dritaren e qershorit. Do të ketë ndryshime në formacion, sepse jemi këtu për të kontrolluar potencialin e disa lojtarëve në pozicione të ndryshme. Pikërisht për këtë bëhet fjalë për këto dy ndeshje. Është e vështirë të luash kundër një ekipi që ka trajner të ri”, thotë Milevski.
Nga ana tjetër portieri Stole Dimitrievski, theksoi s e kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi ai në reprezentacion ka debutuar pikërisht kundër Malit Zi.
STOLE DIMITRIEVSKI – PORTIER I REPREZENTACIONIT
“Mali i Zi është një ekip kombëtar më i mirë se Moldavia.” Është një ndeshje më e veçantë për mua sepse debutimi im ishte në fitoren 3-1 ndaj Malit të Zi në Shkup. Mendoj se përqendrimi ynë në fund të ndeshjes duhet të jetë në një nivel më të lartë, sepse shpesh pranojmë gola në 15/20 minutat e fundit. Duhet të jemi më të koncentruar dhe të përqendruar për të arritur fitoren. Ne kemi raste për të shënuar, por duhet t’i kthejmë ato”, thotë Dimitrievski.
Ndeshja miqësore Maqedoni e Veriut – Mali Zi luhet të hënën me fillim në ora 18:00 /tvklan.mk