NBA: Boston e Oklahoma udhëheqin në dy Konferencat

Tetë përballjet e sotme  në kampionatin amerikan të basketbollit dëshmuan  dominim   të madh  të skuadrave mysafire, të cilët  dolën  fitues  në gjashtë  ndeshje. Pas ndeshjeve  të sotme  Oklahoma në Konferencën e  Perëndimit  dhe Boston në at  të Lindjes  kryesojnë renditjet.

Boston  me  fitoren e sotme  kundër  Detroitit me rezultatin i 129-109, ka  regjistruar   fitoren e  56  sezonale   nga  gjithësejt  70 ndeshje të zhvilluara   që paraqet  një rekord  të pa arritshëm gjatë këtij sezon  në NBA. Tatum me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë.

Në Konferencën e Perëndimit, në vendin e parë ndodhet Oklahoma,  pas  fitores  ndaj Torontos në transfertë  me rezultatin e sigurtë 123-103. Më efikas edhe kësaj radhe ishte Alexander Shai me 23 pikë. Për Oklahoma ishte kjo fitorja e 49  sezonale  nga  gjithësejt  69 ndeshje të zhvilluara.

Lakers para  tifozëve vendas mundi ekipin e Philadelphia me rezultatin 101-94 ,në një sfidë të ekuilibruar.  Anthony Davis ishte më efikas me 23 pikë e 19 kërcime.

Fitore ka shënuar edhe Minnesota në përballjen me Cleveland  me rezultatin  104-91 , Indiana në transfertë mundi Golden State Warriors me rezultatin 123-111

Rezultatet e sotme:

Detroit – Boston, 102-129

Toronto – Oklahoma, 103-123

Miami – Nnj Orleans, 88-111

Minnesota – Cleveland, 104-91

San Antonio – Memphis, 97-99

Golden State – Indiana, 111-123

Portland – Clippers, 117-125

Lakers – Philadelphia, 101-94

Lexo gjithashtu
Total
0
Share