Organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë ditë më parë njoftuan se sot nga ora 08:00 deri në ora 10:00 do të protestojnë para Drejtorisë dhe në të gjitha filialet e Postës së Maqedonisë. Përmes protestët punonjësit e postës do të kërkojnë pagesën e pagës së fundit dhe zgjidhje për situatën në përgjithësi në Postën e Maqedonisë.
Sipas Sindikatës së Postës së Maqedonisë, për shkak të gjendjes alarmante dhe krizës financiare në të cilën është futur Posta, punëtorët janë të shqetësuar për mbijetesën dhe të ardhmen e Postës, ruajtjen e vendeve të punës dhe ekzistencën e familjeve të tyre.