Kampioni aktual në futboll Struga Trim Lum, maksimalisht ka shfrytëzuar barazimet e rivalëve kryesor Shkupit dhe Shkëndisë dhe me fitoren e sotme kundër Rabotniçkit 1 me 2, ka përforcuar pozitën e parë në renditjen tabelore.
Për struganët shënuan Radeski dhe Vlajkoviq kurse për “romantikët” Stojanovski. Ekipi i Goce Sedloskit – Rabotniçki, ka përjetuar disfatën e tretë me radhë dhe tashmë seriozisht i cënohet pozita në betejën për mbijetesë në Ligën e Parë të futbollit edhe pse fillimi i sezonit nuk paralajmëronte një gjë të këtillë.
Rabotniçki ka 27 pikë aq sa edhe Voska Sport kurse Vardari ka tubuar 26 pikë. Ekipe këto që janë në zonën e balotazhit./tvklan.mk/