Mickoski: Programin zgjedhor të VMRO-së me një model të ri ekonomik do ta prezantojmë në Shkup më 22-23 mars

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ftuar në emisionin Klan Direkt në lidhje me programin zgjedhor të partisë së tij, u shpreh se kanë krijuar një model të ri të cilin do ta prezantojnë në Shkup më 23-24 mars, model që do të jetë kyç për politikat dhe projektet reformuese që qeveria e ardhshme e VMRO-së do ta vendosi në zbatim.

“VMRO-DPMNE në programin e vet zgjedhor fokusin më të madh e ka vënë pikërisht në këto dy shtylla, që është kthimi i shtetit ligjor, besimi në institucione, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe shteti i së drejtës. Ne krijuam një model të veçantë ekonomik modelin që do të prezantojmë, i cili duhet të mbahet më 23-24 mars këtu në Shkup dhe ai model ekonomik do të përfshijë të gjitha ato politika dhe projekte reformuese që Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do ta zbatojë, pavarësisht nëse është e vështirë.
Le të jetë ky informacion ekskluziv për shikuesit tuaj, ku do të kalojmë në një ngjarje dyditore, pjesë të programit do të prezantohen për qytetarët e Maqedonisë, përndryshe, në përgjithësi ky program është se si të rikthehet besimi brenda institucioneve, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jenë vendimtare”, tha Mickoski. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share