RMV-ja vend i bujqësisë – prodhimet bujqësore ”luks” për qytetarët!

FUQIA BLERËSE NË RËNIE

Maqedonia e Veriut tradicionalisht është vlerësuar si vend bujqësor, por a po shndërrohen në luks prodhimet bujqësore sikurse domatet, specat, trangujt dhe perimet tjera.

Qytetarët po përballen me çmime në rritje të prodhimeve bujqësore. Për një kilogram duhet të ndajnë mbi 100 denarë.

Klan Maqedoni vizitoi një treg në Shkup. Domatet ishin 110 denarë, specat 220 denarë, trangujt 120 denarë, mollët 50 denarë. Si paradoks pemët tropikale që importohen në vend, janë me cmim shumë më të mirë se prodhimet që kultivohen në vendin tonë.

Qytetarët gjithnjë e më shumë po i ndjejnë lëvizjet e cmimeve.

“Çfarë është më lirë e marrim, çfarë është më shtrejtë e lëmë. Kanë ndryshuar mjaft. S`ka gjë lirë të gjitha janë bërë shtrejt”.

“Çmimet janë të larta shkaku i papunësisë dikush ka dikush nuk ka, çmimet janë të larta. Domatet, të gjitha çmimet janë të larta nuk bëhet fjalë vetëm tek një pemë por të gjitha çmimet janë të larta. Ishin më lirë por pak kanë rritur çmimet kanë bërë lëvizje në çmimet nuk është çmimi që ka qenë më herët”.

Se janë rritur cmimet e produkteve ushqimore konfirmojnë edhe shitësit. Thonë se edhe ata furnizohen me cmime më të larta.

“Jo jo çmimet, pak kanë ndryshuar çmimet e specave, domateve, sallatat, janë pak më shtrejtë por edhe ne e blejmë më shtrejtë pastaj shitet ashtu që edhe ne të nxjerrim një fitim. Qytetarët valla ankohen vijnë pyesin nuk marrin. Specat 220 kilogrami nuk mund ta merrë kushdo”.

“Çmimet nuk kanë ndryshuar janë ato që kanë qenë, vetëm pak është rritur çmimi i domates, dhe domatja e zezë. E shikon edhe vet që nga mëngjesi nuk ka asnjë lëvizje asgjë. Ankohen shumë thonë që unë kam dëshirë për të blerë të gjitha por kur nuk mundem nuk mundem”.

Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane, Fatmir Bytyqi, vlerëson se pas përfundimit të masës “çmime të garantuara” tashmë është vendosur një rend me cmimet e produkteve ushqimore, pasi sipas tij, një pjesë e kompanive kanë paralajmëruar se deri më 15 Maj do t`i mbajnë cmimet e garantuara.

“Pres që të krijohet rendi. Reagimi i parë I kompanive javën e kaluar ishin pozitive. Duan të jenë të përgjegjshëm dhe do t`i mbajnë cmimet e ngrira deri më 15 maj. Kjo është inkurajuese që të mos ketë cënime të zinxhirit furnizues. Padyshim, zgjidhje sistemore ëstë ligji për praktika jo të ndershme tregtare” – tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka nis mbikqyrjet e jashtëzakonshme dhe tashmë ka shqiptuar dy gjoba ndaj dy supermarketeve për shkak të abuzimit me cmimet. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share