Policia kërkon edhe dëshmitarë në rastin e vrasjes së boksierit Besar Nimani

Ish-boksieri profesionist Besar Nimani, është vrarë mbrëmjen e së shtunës në qytetit Bielefeld në Gjermani.

Ngjarja e ndodhur më 9 mars ka zgjuar interesim dhe reagim të madh jo vetëm në shtetin gjerman.

Lidhur me rastin Klankosova.tv, të nesërmen më 10 mars, kishte kontaktuar me policinë gjermane, për të marrë informacione shtesë.

Sot më 12 mars, Policia e Bielefeldit, ka kthyer përgjigje për Klankosova.tv duke e përcjellë konferencën e katërt të përbashkët edhe me prokurorinë.

Ndër të tjera, aty organet e rendit kërkojnë edhe paraqitjen e dëshmitarëve që do të mund të ndihmonin rreth zbardhjes së këtij rasti.

Të qytetarëve që e kanë parë skenën e krimit, apo eventualisht dinë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e të dyshuarve.

“Dëshmitarët mund të kontaktojnë në numrin 0521/545-4646, hetuesit e rasteve të vrasjes (Mordkommission), ose secilin stacion policor, për të informuar rreth vendndodhjes së mundshme për personat e kërkuar, për ata që kanë njohuri rreth këtij krimi apo edhe për rrugët e mundshme të arratisjes”, thuhet në komunikatën e përcjellë për Klankosova.tv

Organet e rendit janë në kërkim edhe të dy të dyshuarve, të moshës 33-vjeçares.

Bëhet fjalë për Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt, si të dyshuar kryesor lidhur me rastin e vrasjes së boksierit nga Kosova, Besar Nimani.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share