Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Reisul Ulema Shaqir Fetahu, i ftuar në emisonin Klan Debat tha se nuk ka informacione për rritje të çmimit të pagesës për anëtarësinë nëpër xhamitë e vendit, edhe pse një vendim i tillë u takon myftinive të vendit.
Fetahu shtoi se tarifat pagesore ndër vite kanë lëvizur, mirëpo gjithçka ka qënë brenda çmimeve normale dhe jo shumë të larta.
“Nuk kam informata që ka pasur rritje të çmimit për pagesën e anëtarësive nëpër xhami, ajo është çështje që ju takon muftinive të vendit, varësisht për plotesimin e nevojave të xhamisë. Ne i mbikqyrim këto situata, mirëpo buxheti i pagesës për nëpunësit fetarë është kompetencë e muftinive. Është e vërtetë që ka pasur muftini ku të ardhurat e imamëve kanë qenë nën çdo nivel, mirëpo kemi kërkuar kjo gjë të rregullohet. Mbase ndonjëherë edhe është rritur pagesa e anëtarësive, mirëpo ka imame e muzeinë që duhet të paguhen për shërbimin e tyre. Unë nuk kam këso informata, ndoshta janë lajmë të portaleve, sepse tarifa e pagesës varët nga numri i besimtarëve dhe numri i besimtarëve që janë dhe në emigracion”, tha Shaqiri. /tvklan.mk