Përmbyset kamioni, bllokohet rruga Bllacë – Shkup

“Këtu tek rruga Shkup-Bllacë, ku nga informatat të cilat i morëm, rreth orës 6:40, ka ndodhur një aksident ku siç mund të shihni prapa meje kamioni është rrotulluar, nga informacionet të cilat i morëm nga njerëzit dhe policët të cilët kishin arritur në vendin e ngjarjes, thonë që kamioni është me targa të Shkupit ndryshe aq sa mësuam shoferi nuk është i lënduar”, tha gazetarja Neal Sefulla.

Dëshmitarët e rastit thonë se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë të madhe e më pas e kanë parë kamionin e përmbysur. Një shoferi i cili ishte nisur nga Turqia për në Preshevë, thotë se para ngjarjes ka rastisur vetëm 100 metra larg. Ai thotë se fatmirësisht, shoferi i kamionit, nuk ka pasur lëndime serioze.

“Kjo ka ndodhu diku në orët e mëngjesit diku nga ora gjashtë, saktësisht nuk e di por ka qenë 6:30, kemi qëlluar në distancë rreth 100 metra larg tyre edhe vetëm e kemi dëgjuar zhurmën edhe nuk di tjetër se kemi pa fiks duke u rrotulluar, kemi vrapuar për ta gjetur njeriun, e kishin shpëtuar ata që ishin më afër. A është personi i dëmtuar e mësova prej shokëve sepse dëm material ka pasur shumë por me fatalitet jo shyqyr Zotit, sepse ishte një shqiptarë i ri”, tha një kalimtar i rastit.

Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nuk ka pasur persona të lënduar. PO ashtu japin detaje rreth ngjarjes.

“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kamioni ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, ndërkaq nuk ka të lënduar. Policia është njoftuar dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Mallrat nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC janë duke u shkarkuar në vendngjarje ku të pranishëm janë shërbimi doganor”, thonë nga MPB.

Për shkak të aksidentit, magjistralja Shkup-Bllacë ka qenë e bllokuar deri në orët e pasdites./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share