Boksierit britanik Anthony Joshuas i kanë mjaftuar vetëm dy raunde që ta mposht Francis Ngannoun.
Joshua e nisi furishëm meçin duke e hedhur në dysheme qysh në raundin e parë Ngannoun, por që ia doli të vazhdojë ndeshjen.
Por, në raundin e dytë, boksieri britanik i super motivuar e nokautoi kamerunasin me një të djathtë të fortë. Ngannou mbeti në tokë pa ndjenja për një kohë.
Ndeshja është zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, në kuadër të peshave të rënda.
Përndryshe është raportuar se Ngannou do të fitojë 16 milionë funte, teksa Joshua mbi 30 milionë./Klankosova.tv.
ANTHONY JOSHUA KNOCKS NGANNOU OUT COLD
— 🌴ᴛʜᴇᴀʀᴛᴏꜰᴡᴀʀ🌴 (@TheArtOfWar6) March 9, 2024