8 Marsi/ Për gruan, të drejtat janë më të rëndësishme se lulet

Gratë i duan lulet, por për ato, të drejtat janë më të rëndësishme. Më 8 Mars, kur imazhi, rëndësia dhe vlera e gruas duket se vendoset në piedestal, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes jeta e gruas në Maqedoninë e Veriut gjatë ditëve të tjera të vitit. Se gruaja nuk vlerësohet gjithmonë e dëshmon më së miri avokatja  Kosteska, e cila gjatë 11 viteve në këtë profesion ka parë raste të tmerrshme të dhunës në familje. Ajo thotë se këto raste shpeshherë nuk trajtohen me seriozitetin e nevojshëm nga institucionet dhe drejtësia jo gjithmonë shkon në vend.

“Ajo që është  problem me i madh per momentin fakti që rregullativa ligjore dhe institucionet janë shumë të ngadalta. Rregullativa ligjore duhet të jetë më gjithpërfshirëse. Vështirësitë  në procedurat ligjore ndonjëherë, duke qenë se jetoë në vende të vogla ndikon shoesh që lidhjeve familjare apo shoqerore të pengojnë  zbatinin e të drejtës. Gjithashtu institucionet janë shumë të ngadalta dhe të pamotivuara për zgjidhjen e këtyre rasteve”, tha Katerina Kosteska.

Të qenit grua është e vështirë në një shoqëri ku dominon figura mashkullore, por të qenit grua nga komuniteti rom është akoma edhe më e vështirë. Gratë romë nuk kanë qasje të barabartë në arsim, shëndetësi, drejtësi dhe të tjera.

Diskriminimi, sipas meje,  është problemi kryesorë me të cilin përballen gratë, sepse nëse ka diskriminim  grate dhe vajzat rome nuk do të kenë qasje më arsim, nëse ka diskriminim nuk do të kenë qasje në shëndetësi, e njëjta gjë vlen për punësimin dhe  kështu me radhë.”, tha Almira Fazliji.

Sot, 7 gra nga vendi jonë, u vlerësuan  nga ekipi europian  për kontributin që japin në zonat ku jetojnë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë. Në mesin e tyre ishte edhe Elmedina Abdulahi, nga Tetova e cila përballet tashmë një kohë të gjatë me sfida që vendosen para gruas. Ajo thotë se me këmbëngulje gruaja mund të arrijë aty ku dëshiron.

Ferma për të marr hapësirën e sai, duhet të luftojë. Ketë duhet ta pranoië çdo femër, që pa luftuar dhe pa kërkuar dhe pa qenë këmbëngulëse për këtë gjë, nuk mund të ketë sukses.”, tha Elmedina Abdullahi.

Nga viti 2019 në vendin tonë janë vrarë 20 gra. Lajme të dhunës ndaj gruas nuk munguan as sot në mediat në vend. Një 52 vjeçar nga Tetova plagosi një 30 vjeçare nga Serbija, e cila gjendet në Spitalin e Nishin duke luftuar për jetën./tvklan.mk

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share