Facebook, Instagram dhe Threads nuk funksionojnë aktualisht si pasojë e një rënieje masive të kompanisë mëmë, Meta.
Përdoruesit që përpiqen të hyjnë në faqet e internetit apo aplikacione u shfaqen mesazhet gabim dhe nuk mund të rifreskojnë faqet kryesore si normalisht.
Sipas DownDetector, ka më shumë se 300.000 raportime për Facebook dhe mbi 20.000 për Instagram. Nga kjo ndërprerje janë prekur shumë vende të botës.
Meta nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare. Në postimin e faqes së saj thuhet se gjithçka funksionon si normalisht./tvklan.al