I bëri ‘hallvën e vdekjes’ çiftit, reagon motra e Erjolës

Një ngjarje e pazakontë ndodhi pasditen e djeshme në shtëpinë e ‘BBV3’. Pas një ‘kurthi’ që Erjola thuri për Ilnisën dhe Meritonin, i gatoi gjithashtu një ‘hallvë vdekje për çiftin’.

Reagimet kanë qenë të shumta si prej banorëve të shtëpisë por edhe jashtë saj.

Sakaq në një intervistë të dhënë së fundmi ka reaguar dhe motra e Erjolës, e cila nuk e kupton pse njerëzit kanë reaguar kaq ashpër ndaj Erjolës, dhe sipas saj Ilnisa e ka hiperbolizuar situatën.

‘Nuk e kuptoj pse kanë reaguar kaq ashpër kur është brenda ‘kuadrit të lojës’. Nuk jam brenda Ilnisës por mendoj që Ilnisa e ka bërë më të madhe seç duhej.’

Lexo gjithashtu
Total
0
Share