Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, sot e vizituan ISHP Spitali i Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar.
Gjatë vizitës, Kryeministri Xhaferi zhvilloi takim pune me drejtuesit dhe me stafin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit. Në takimin e punës, Kryeministri Xhaferi i theksoi përpjekjet e Qeverisë për përmirësimin e kushteve për mjekimin e pacientëve, si edhe për ndryshimet sistemore që u bënë, me të cilat u mundësua rritje e shumëfishtë e pagave të personelit mjekësor në vitet e kaluara.
Kryeministri e vizitoi Repartin e Neuropsikiatrisë, i cili është në fazën e rikonstruktimit, si edhe Repartin e Pediatrisë, i cili u ri konstruktua vitin e kaluar.
Krahas përmirësimit të infrastrukturës, në fillim të vitit u bë furnizimi i pajisjes moderne laparoskopike dhe endoskopike, ndërsa spitali fitoi edhe një aparat të lëvizshëm të rëntgenografisë me C-dorë me detektor digjital.
Blerja e pajisjeve të reja mundësoi që për herë të parë në Spitalin e Gostivarit të kryhen intervenime në fushën e urologjisë, me çka pacientëve ju lehtësua qasja në kujdesin shëndetësor dhe ata nuk do të kenë më nevojë të drejtohen në klinikat në Shkup për intervenimet e tilla./tvklan.mk