Erling Haaland është një prej sulmuesve më të mirë kohëve të fundit në futbollin europian.
Presidenti i Napolit, De Laurentiis ka treguar një histori se si ishte afër të nënshkruante me sulmuesin e Kombëtares së Norvegjisë sa ishte te RB Salzburgu.
Por gjatë një bisede tashmë me të ndjerin, Mino Raiola, i pari i klubit nga Serie A ndërroi mendje.
“Isha afër transferimit të Erling Haaland nga Salzburgu për 50 milionë euro.
“Oferta zyrtare ishte gati, por Mino Raiola më tha: Të lutem mos e transfero Haalandin, kam plane për të ardhmen e tij”, u shpreh presidenti i Napolit
Skuadra italiane gjithmonë ka ditur të ketë sulmues klasi, tani në ekip është Victor Osimhen, i cili pritet të largohet gjatë afatit të verës për më shumë se 100 milionë euro./Indeksonline/