Dje (28-shkurt) në ora 15:30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personat M.R.(60) dhe Z.I.(58), të dy nga Shipkovica e Tetovës, të cilët janë gjetur në zonën “Reka e ftohtë”, rajoni i Brodecit të Tetovës, pasi që kanë prerë ilegalisht drurë të ahut me sharrë motorike.
Është kryer inspektimi në kuadër të të cilit është konstatuar se në atë vend janë prerë rreth 200 drunjë të tillë. Pasi çështja të jetë dokumentuar plotësisht, kundër tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse.