Dje (27 shkurt) në orën 12:55 minuta, punonjësit e policisë së SVR Tetovë kanë privuar nga liria tetovaren 42-vjeçare P.S., e cila është kapur duke tentuar t’i vjedhë portofolin një të sëmuri 54-vjeçar në një nga dhomat e Spitalit Klinik të Tetovës.
P.S. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër saj do të caktohet kallëzim përkatës” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.