Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

Do të jetë problem shumë serioz për vendin nëse në të ardhmen biletë fituese për zgjedhjet do të jetë agjenda ruse ose ajo e ashtuquajtura “vtoro poluvreme”, sipas të cilës, siç shpjegon Bujar Osmani, kërkohet hakmarrje ndaj shqiptarëve, çnjohje të shtetit të Kosovës, largim nga NATO e të ngjajshme.

“Mjafton që ne të mbërrijmë në opozitë kur ‘karta evropiane’, unë i them bileti evropian, nuk do jetë bileti fitues në zgjedhje. Kjo duhet të ndodhë dhe atëherë fillon në qark vicioz, atëherë hapet ajo kutia e Pandorës. Se më nuk do të keni politikanë që do të promovojnë idenë evropiane për t’i fituar zgjedhjet. Deri tani realisht bileti evropian ka qenë fitues. partitë politike që kanë promovuar integrimin evropian kanë fituar”, tah Osmani./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share