20 vite nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Me aktivitete shtetërore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shënojë 20 vjetorin e rrëzimit të avionit në të cilin humbën jetën ish-presidenti Boris Trajkovski, anëtarët e kabinetit të tij dhe ekuipazhi i avionit.

Në përkujtimoren e sivjetme në Butel të Shkupit, me fillim nga ora 12:00, bashkëshortja e ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Boris Trajkovski, Vilma Trajkovski, do të marrë pjesë dhe bashkë me anëtarë të tjerë të familjes do të vendosin lule të freskëta te varri i ish-presidentit.

Homazhe tek varri i Trajkovskit do të bëjnë edhe Presidenti aktual i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, një delegacion i Kuvendit i kryesuar nga kryeparlamentari, Jovan Mitreski, delegacion i Qeverisë në përbërje të Slavica Grkovska, zëvendëskryeministre dhe Risto Penov, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Në Rotimlje, afër Mostarit të Bosnjës dhe Hercegovinës, në orën 10:00 do të vendosen lule të freskëta në memorialin ku ndodhi aksidenti nga përfaqësues të delegacionit qeveritar.

Përfaqësues të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina do të marrin pjesë gjithashtu në Rotimlje.

Homazhe do të bëhen edhe në Strumicë tek përmendorja e ish presidentit Trajkovski, prej orës 10./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share