Katër gola të shënuar dhe një penalti e humbur është epilogu i kryendeshjes së javës së 20-të në elitën e futbollit vendor mes Struga Trim Lum – FC Shkup që përfundoi me barazim 2-2
Derbi i javës së 20-të në Ligën e parë futbollit vendor mes kampionit në fuqi Struga Trim Lum dhe nën kampionit FC Shkupi përfundoi me barazim 2-2. Katër golat u shënuan në pjesën e dytë me autor Bunjamin Shabani në minutën e 54’, dhe Marjan Radeski 68’ për vendasit, ndërsa Gronner 66’ dhe Rwatubyaye në minutën e 74-të, shënuan për çairasit. Vendasit patën rastin që të kalojnë epërsi në minutën e 3-të, kur goditjen e Besart Ibraimit nga penaltia e mbrojti portieri shkupjan Ardit Iljazi. Me pikën e fituar në Strugë, FC Shkupi vazhdon të mbete në krye të tabelës me 42 pikë, para Struga TL që ka 41 pikë
|
Stadiumi I qytetit në Strugë 2.000
Refer: Dimitar Pileshkov me ndihmësit, Sllagjan Markovski dhe Kristija Xhonov
Golashënues : Bunjamin Shabani 54’, Marjan Radeski 68; për Sruga TL, ndërsa Gronner (66’) dhe Rwatubyaye (74’)
Struga Trim Lum: Qosevski, Bojku, Compaore (Vlajkoviq), B.Ibraimi (Mazrekaj), Kamberi (Georgievski ), Krivanjeva , Neziri, Radevski, Radiq, B.Shabani, Zguro
Trajner Shpëtim Duro
FC SHKUPI: A.Iljazi, Diene, Dudu, Gronner (Ibishi), Mladenovski, Ackovski (B.Sheji)Ramani, Rwatubyaye, Toshevski, Trapanovski (Ilievski), Vosha (Edmundsson)
|
Trajner MLaden Zhizhoviq