GRATË NË POLITIKË
Përfaqësimi i grave nëpër institucione lë shumë për të dëshiruar. Kështu vlerëson deputetja Rina Ajdari, e cila për Klan Maqedoni thotë se përbërja e re qeveritare që do të dalë si rezultat i zgjedhjeve të 8 majit, do të ketë mundësinë të bëjë ndryshime pozitive.
“Tani për momentin, në kuvend ka 51 gra, deputete, që është një kuotë shumë e mirë, si pikëfillimi. Në Qeveri është e vërtetë, nuk ka ministre, zv/ministre, por unë besoj se në qeverinë e ardhshme do të ketë ministre nga radhët e BDI-së” – tha Rina Ajdari.
Deputetja Hajdari mbështet idenë që sa më shumë gra të përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike, pavarësisht vendosjes së kuotave.
Ajo thotë se është rritur dukshëm angazhimi dhe kontributi i grave në strukturat partiake në BDI, falë punës dhe veprave në terren të shumë deputeteve. /tvklan.mk/