Zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik, Artan Grubi nga studio e Klan Debat tregoi synimet e BDI-s në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Sipas tij, BDI do të arrijë të fitojë 20 deputetë në këto zgjedhje.
“Siç po ecin bisedimet në BDI, ne do të kemi mbi 20 deputetë në zgjedhjet e këtij viti më 8 maj… Unë jam i bindur. E shkrova edhe në një letër se kishte pyetje nga gazetarët. E shkrova ’20+’. Ky është parashikimi im në përputhje me të gjitha sondazhet”, deklaroi Grubi.
Më tej, Grubi shtoi se BDI nuk do të shkojë e vetme në zgjedhje, por se po bëhen përpjekje për zgjerimin e Frontit Evropian edhe me subjektet tjera politike./tvklan.mk