Vuçiq: Presim thirrje nga Brukseli – por s’kemi për çfarë të bisedojmë!

Aleksandar Vucic, Serbia’s president, during a panel session on day three of the World Economic Forum (WEF) in Davos, Switzerland, on Thursday, Jan. 19, 2023. The annual Davos gathering of political leaders, top executives and celebrities runs from January 16 to 20. Photographer: Stefan Wermuth/Bloomberg via Getty Images

DINARI SERB NË KOSOVË

Presim thirrje nga Brukseli, por nuk e dimë se për çfarë të flasim– ka deklaruar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste në televizionin publik serb – RTS, I pyetur rreth zhvillimeve të dialogut Prishtinë-Beograd.

Sipas tij, Evropa patjetër të sheh interesat e saja strategjike dhe t`i ofrojë diçka Serbisë.

“Presim thirrje që dikush të shkojë në Bruksel, por nuk e dimë se për cfarë të bisedojmë, për shkak se Kurti nuk dëshiron të flaës për Asociacionin, nuk lejon dinarin dhe nuk ka asnjë pezullim, ka një mbështetje të fshehur nga disa faktorë të fuqishëm, kurse duhet dicka të zgjidhim në ditët në vijim, për shkak se serbët në Kosovë duhet të marrin pagat. Nuk mund të përmbushim pranimin e Kosovës nëpër institucionet ndërkombëtare” – tha Vuçiq.

Duke komentuar presionet ndërkombëtare për zbardhjen e rastit të Banjskës dhe nxjerrjen para drejtësisë të Milan Radoiçiqit, presidenti serb, pretendon për standarde të dyfishta duke bërë krahasim me Maqedoninë e Veriut.

“Shihni situatën në Maqedoninë e Veriut. Atje nuk flisnin për terroristë, por të gjithë në pushtet. Kurse këtu, ndiqni, nëse nuk I ndiqni ne do t`ju ndjekim juve” – deklaroi Aleksandar Vuçiq.

Duke u prononcuar rreth zhvillimeve në Kosovë, Vuçiqi tha se ka patur bisedime të rëndësishme me Sharl Mishelin për gjetjen e një zgjidhjeje për dinarin serb në Kosovë, kurse ka mbështetur deklaratën e zëdhënësit të KE-së, Peter Stano, e për momentin nuk ka se cfarë të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share