Futboll: Efikasitet i ulët në hapjen e sezonit pranveror

SHKUPI NGJITET NË KRYE TË TABELËS ME 41 PIKË

Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime  dhe dy  fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 10 gola të shënuar, është epilogu i ndeshjeve të javës së 19-të  në Ligën e Parë të futbollit vendor

Skuadra nga Çairi, FC Shkupi pas fitores se thellë 3-0 kundër ekipit  Voska Sport me 2 golat e Avornyo dhe 1 gol të TRapanovskit,  ngjitet në pozitën e pare në renditjen tabelore me 41 pikë, ndërsa kampioni vjeshtor pas barazimit  0-0 me Rabotniçkin në Maxhari zbret në pozitën e dytë me 40 pikë. Shkëndija eTetovës me golin e vetëm të Enur Totres  nga pika e bardhë, mundi Makedonija  Gj.P  1-0  më çka  e nisi sezonin pranveror me fitore  dhe mbetet kandidati më serioz për titullin kampion së bashku me dy ekipet e para. Fitore me  përmbysje në sekondat e fundit regjistroi Bregallnica kundër Tikveshit 2-1 edhe pse mysafirët ishin në epërsi deri në minutën e 87. Sileksi  zhgënjeu në përballjen me AP Brera duke humbur 0-1 me një gol të7 Stameniq në minutën e 90-të. Dje  Gostivari  barazoi me  Vardarin 1-1. Pas ndeshjeve të  sotme  tabelën e kryeson Shkupi me  41 pikë, para Struga Trim Lum me  40 dhe  Shkëdijës në pozitën e tretë me  38 pikë.

Rezultatet e javës së 19-të: 

Makedonija Gj.P – Shkëndija      0-1   Totre P

Rabotniçki – Struga Trim Lum   0-0

Shkupi- Voska Sport                 3-0

Bregallnica – Tikveshi              2-1

Sileksi – AP Brera                    0-1

Gostivari – Vardari                    1-1

Tabela:   1. FC Shkupi 41 pikë,  2. Struga Trim Lum 39, 3.Shkëndija 38, 4. Silekksi 27, 5 Gostivari 25, 6. Rabotniçki  24, 7.AP Brera 23, 8. Tikveshi 22, 9.Bregallnica 20, 10.Voska Sport 20, 11.Makedonija Gj.P 18, 12.Vardari 18 pikë.

Në xhiron e 20-të. Më 26 shkurt, takohen:  AP Brera – Makedonija Gj/P, Shkëndija – Gostivari. Struga TL – Shkupi,  Tikveshi – Rabotniçki,  Vardari – Bregallnica dhe Voska Sport – Sileksi /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share