Në garat e sotme në supersllallom të madh që u mbajtë në qendrën e njohur të skijimit Crans – Montana të Zvicrës ka trimfuar skiatorja Stephanie Venier nga Austria. Venier triumfoi me rezultatin 1 minutë 16 sekonda e 52 të qindtat , para italianes Federica Brignone e cila kishte 4 qindtat rezultat më të dobët se vendi I pare, e treta në podium doli skiatorja tjetër italiane Marta Bassino me 15 të qindtat më dobët.
Kryesuesja e Kupës së Botës skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami ka përfunduar në vend të gjashtë e me 46 qindtat mbetet larg fitueses së garës.
Renditja e skiatoreve më të mira në Kupën e Botës kryesohet nga Lara Gut-Behrami me 1414 pikë, pasojnë amerikania Mikaela Shiffrin me 1209 dhe skiatorja italiane Federica Brignonen me 1128 pikë.
Renditja e supersllalomit të madh
1. Stephanie Venier (Austria) 1:16,52 (Ö)
2. Federica Brignone (Italia) +0,04 (It)
3. Marta Bassino +0,15 (Italia)
4. Romane Miradoli (Franca) +0.28
5. Cornelia Hütter (Austria) +0.45
6. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.46
7. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0.61
8. Ester Ledecká (Çekia) +0.64
9. Kira Weidle (Gjermania) +0.69
10. Laura Gauche (Franca) +0.75