VMRO-DPMNE prej muajsh pohonte se do ta kishin zgjidhur problemin me dokumentet personale, akuzojnë nga LSDM.
“Me hyrjen e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike, ministri i tyre krijoi kaos të mëtejshëm, u përpoq të krijonte panik te qytetarët duke shpallur gjoba dhe e ndërlikoi procesin e lëshimit të pasaportave.
Në vend të rritjes së kapacitetit për fotografim dhe nxjerrje të pasaportave, VMRO-DPMNE hoqi nxjerrjen e pasaportave pa termin.
Ndikon negativisht sepse zvogëlon numrin e qytetarëve që mund të fotografojnë dhe nga ana tjetër e zgjat në mënyrë drastike procesin.
Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të mund të pajisen me pasaportë të re për muaj të tërë dhe po ashtu vë në pikëpyetje afatin ligjor për lëshimin e pasaportës”, thonë nga LSDM.
Me propozim të LSDM-së, shtojnë nga atje, janë miratuar zgjidhjet për vozitje dhe komunikacion, por MPB e ka vonuar zbatimin.