Tre persona hapen zjarr në Kansas City duke vrarë një grua dhe duke plagosur 22 persona, policia arreston agresorët
Një person ka vdekur dhe 22 persona mbetën të plagosur jashtë një stacioni hekurudhor në Kansas City, Misuri, ku kampionët e NFL Chiefs po festonin fitoren e tyre në Super Bowl.
3 persona të armatosur hapën zjarr mbi turmë njerëzish duke vrarë një grua. Në mesin e të plagosurve ishin 11 fëmijë. Shtatë prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të marra.
Pas të shtënave policia arriti që të neutralizonte tre agresorët. Të shtënat nisën në perëndim të Union Station, stacioni i trenit në qendër të Kansas City, ku parada përfundoi dhe mijëra fansa ishin mbledhur për të parë festimet. Lojtarët e Kansas City Chiefs ishin ende në skenë kur u dëgjuan të shtënat e para.
Dëshmitarët thonë se të shtënat shpërthyen ndërsa qyteti po festonte një fitore të dytë radhazi në Super Bowl nga Kansas City Chiefs. Por këtij qyteti sipas tyre iu grabit momenti i tij emocionues dhe unifikues.
Më shumë se 800 policë u vendosën në vendngjarje për të monitoruar paradën. Lojtarët e Kansas City Chiefs komentuan ngjarjen në rrjetet e tyre sociale duke shprehur keqardhjen. Travis Kelce, ylli i ekipit, u shpreh zemërthyer për tragjedinë. Ende nuk është i qartë motivi që i nxiti agresorët për të kryer këtë gjakderdhje gjatë paradës së festimeve.
Sulmi në Kansas City nuk ishte i vetmi të shtëna që rrëmbeu titujt kombëtarë. Katër studentë u plagosën gjithashtu jashtë një shkolle të mesme në Atlanta, por tani janë jashtë rrezikut për jetën. Të shtënat në Kansas City erdhën gjashtë vjet pasi 17 persona u vranë në një sulm në një shkollë të mesme në Parkland, Florida. Sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve favorizojnë rregulla më të rrepta për armët, por lobimi i fuqishëm i armëve të zjarrit kanë penguar vazhdimisht ligjvënësit të veprojnë.
Klan News