Stevo Pendarovski le ti tregojë motivet e vërteta për mosfirmosjen e Ligjit për lojërat e fatit dhe kush e ka nxitur atë të dalë kundër vullnetit të qytetarëve dhe të deputetëve, thonë nga BDI-ja pasi Presidenti Pendarovski nuk e dekretoi ligjin në fjalë.
“Përalla për reagimin e Bashkimit Europian për flamurin europian është standard i pesëfishtë i Pendarovskit. Pendarovski e firmosi Kodin kontestues Penal me flamur europian edhe përkundër kontestimeve masive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ligj ky që i dështoi gati se të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale.Pendarovski e ka ditur se opozita bllokonte ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë”, thonë nga BDI.
Kanë reaguar nga Kabineti I Presidentit Pendarovski.
“Asnjëherë për asnjë ligj, BE-ja me shkresë nuk ka reaguar që të mos keqpërdoret flamuri evropian, sikurse BE-ja veproi tani, në këtë rast, lidhur me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojra të fatit”, thonë nga Kabineti i Presidentit.
Ligji për lojrat e fatit, nuk mund sërish të kthehet në Kuvend me flamur evropian, por vetëm me procedurë të rregullt – tha dje Presidenti Pendarovski pasi refuzoi ta nënshkruajë dekretin./tvklan.mk