Arben Taravari sot në Gostivar promovoi kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut.
Taravari njoftoi se kandidatura e tij do të mbështetet nga opozita shqiptare (Lidhja Europiane për Ndryshim) dhe nga ASH.
“Erdhi koha që shteti të ketë president shqiptar, jo teknik, por të vërtet. Secilit kandidat tjetër i dëshiroj sukses dhe le të jetë kjo fushatë rrëfim për frymëzim, europianizim dhe triumf. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tashmë shihet”, theksoi Taravari.
Taravari zbuloi edhe bartësin e listës në njësinë 6 zgjedhore ku tha se do të jetë, Bilall Kasami.
Kasami nuk e komentoi, duke thënë se sot prioritet është shpallja e kandidaturës për president të doktor Taravarit/ tvklan.mk/